Jump to content

Papua Guinea e Re

Coordinates: 6°S 147°E / 6°S 147°E / -6; 147
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

6°S 147°E / 6°S 147°E / -6; 147 Stampa:KUTIAPapua Guinea e Re

Papua Guinea e Re, është shtet që ndodhet në Oqeani. Shtrihet në Lindjen e Ishullit Guinea e Re. Port Moresby është kryeqyteti i Papua Guinesë së Re.

Imigrimi në Ishullin e Guinesë së Re supozohet se është bërë para 50.000 vitesh. Ndërsa Evropianët e parë që hyrën në tokat e këtij ishulli ishin Portugezët dhe Spanjollët në shekullin XVI. Kolonializmi i Ishullit filloi nga Anglezët në vitin 1793. Me kërkesën e Qeverisë Angleze John Moresby në vitin 1870 vizatoi hartën e Papua Guinesë së Re, dhe Anglezët këtë pjesë të ishullit e pushtuan në vitin 1884.Më vonë emri i John Moresby është dhënë kryeqytetit të Papua Guinesë së Re.Gjatë Luftës së dytë Botërore Papua Guinea e re ishte pushtiar nga Japonia. Me përfundimin e Luftës së dytë Botërore Australia totalisht e mori vendin.Në vitin 1975 fitoi pavarsinë nga Anglia dhe u anëtarësua në Komonuelth.[1]

Papua Guinea e Re është Mbretëri.Më 1 dhjetor 1973 ka fituar autonomi nga Australia, dhe pastaj në vitin 1975 e shpalli pavarësinë.

Papua Guinea e Re shtrihet në Oqeani, me një sipërfaqe prej 461.690 km² kilometra.Kufizohet në perëndim me Indonezinë. Gjatësia e brigjeve është 5.152 kilometra.Ka klimë tropikale, zakonisht ka reshje ndërmjet muajve dhjetor-Mars. Ka Reliev fushor në afërsi të bregdetit, dhe reliev malor. Pika më e ulët është Oqeani Paqësor, dhe më e larta mali Wilhelm (4.509m).Pasuritë natyrore janë : Ari, bakri, argjendi, nafta, gazi natyror etj.[2]

Popullsia : 5.049.055 banorë.Në çdo 1000 foshnje të lindur, 58.21 vdesin.Jeta mesatare e popullsisë është 63.46 vjet. Grupet etnike janë: Papuanët, Malenezianët, Zezakët, Mikronezianët, Polinezianët.

  • 16 % Lutherian
  • 8% Presbiterian/Metodist.
  • 5% Anglikan
  • 4% Aleanca Evangjeliste
  • 10% Protestant
  • 31% Religjione vendore
  • 3% Islami

Kultura e Shtetit

  * Telekomunikacioni
  * Transporti
  * Ushtria
  * Pushime

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Papua Guinea e Re – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale


Stampa:Austrailia-gjeo-cung

pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy