ILIRIA Nr. 1 — 1989
�leksandër MEKSI
TË DHËNA PËR HISTORINË E HERSHME MESJETARE TË SHQIPËRISË (FUNDI I SHEK. VI— FILLIMI I SHEK. XI)
Në studimin e historisë mesj etare të popullit shqiptar, periudha e mesjetës së hershme paraqet rëndësi të veçantë si koha e formimit të kombësisë arbëreshe-shqiptarët e sotëm. Për ndriçimin e anëve të ndryshme të kësaj historié vështirësinë më të madhe e paraqet muri-gesa e dokumentacionit historik, një heshtje që në përgjithësi vërehet dhe për territore të tjera të perandorisë bizantine. Një ndihmesë për këtë, krahas burimeve tradicionale, mund të japin dhe të dhënat për organizimin kishtar e në përgjithësi dokumentacioni kishtar, të cilat, për periudha të caktuara, janë, deri diku, të vetmet që ruhen dhe që mund të dëshmojnë për vazhdimësinë e popullsive autoktone në me-sjetën e hershme. Vështrimi i përbashkët i këtyre dëshmive dhe i atyre që japin gjurmët e kulturës materiale për periudhën që shkon nga fundi i antikitetit të vonë deri në fillimin e shek. XI përbën synimm e këtij artikulli.
Sic dihet, strukturat kishtare në periudhën e antikitetit të vonë ishin të organizuara mbi bazën e provincave, duke pasur në krye secila një metropol prej nga vareshin peshkopatat. Trojet e banuara gjatë mesjetës nga shqiptarët, në antikitetin e vonë (shek. IV-VI) përfshi-heshin në pikpamje administrative në provincat e Dardanisë, Praevalit, Epirit të Ri dhe Epirit të V jeter. Në reformat e perandorit Dioklecian (284-305) të fundit të shekullit III, të cilat duket se vazhduan të vihen në jetë deri në vitet e para të sundimit të perandorit Konstantin (305--337), territori i sotëm i Shqipërisë u përfshi në provincat e Epirit të Vjetër me qendër Nikopojën (Nicopolis), Epirit të Ri me qendër Dy-rrahun (Dyrrachium) dhe Prevalit me qendër Shkodrën (Scodra). Me ndarjen e perandorisë romake në perandorinë e Lind j es dhe në atë të Perëndimit rreth vitit 395 nga ana e perandorit Teodos,1 këto provinca u përfshinë në prefekturën e Ilirikut (« Praefectura praetoris per Illy-ricum »), në diocezat e Maqedonisë (dy Epirët) dhe Dakisë (Prevali), qen-
l) G. Ostrogorsky, Storia dell'Impero bizantino, Torino, 1968, f. 32-47.