Jump to content

arkë

Nga Wiktionary

Arkë f.sh. -

  1. Kuti e madhe katërkëndëshe, e bërë zakonisht me dërrasa, që shërben për të ruajtur e për të mbartur sende e mallra. Arkë druri (dërrase, hekuri). Arkat e bukëve. Arka birre (qumështi). Arka municioni. Arka e ndihmës së shpejtë. Kapaku i arkës. Çelësi i arkës. Hap (mbyll) arkën. Shtie (fut) në arka.
  2. etnogr. Orendi katërkëndëshe prej dërrase, me kapak dhe me dry, zakonisht e zbukuruar, që shërbente për të mbajtur rroba dhe pajën e nuses. Arka e pajës (e rrobave). Arka e nuses. Rrobat e arkës. Mban në fund të arkës.
  3. Kasafortë. Fut (vë) paratë në arkë. Mbyll arkën.
  4. Zyrë a vend i posaçëm, ku bëhen pagesat dhe veprime të tjera me të holla. Arka e bankës. Arka e mapos (e ndërmarrjes.. . ). Nëpunësja e arkës. Paguan në arkë. Derdh paratë në arkë.
  5. fin. Fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një ndërmarrje, kooperativë, institucion etj. Arka e shtetit. Libri i arkës. Gjendje arke. Mbaj arkën. Mbyll arkën llogarit hyrjet e daljet në të holla për të parë gjendjen e fondeve.
  6. fin. Institucion shtetëror, ku depozitohen të holla të kursyera nga punonjësit, të cilat këta mund t'i tërheqin kur të duan. Arka e kursimit. Arka e kursimeve dhe e sigurimeve shtetërore. Degë (agjenci) e arkës. Derdh të holla në arkën e kursimit.
  7. bised. Arkivol. Arka e të vdekurit. Të vënça në arkë! mallk. vdeksh!
  • Arkë e dry të lidhur si mishi me thoin njëri me tjetrin, të pandarë njëri nga tjetri. Fundi i arkës shih te fund,~i. Është arkë e mbyllur dikush shih te mbyllur (i, e). E ka gojën arkë nuk nxjerr fjalë nga goja, i ruan mirë të fshehtat.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Prononcimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Anglisht - 1.woodenbox, 3.cash desk
Gjermanisht - 1.die Truhe, 3.der Holzkasten
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Norvegjishte e re
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht

Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Serbo-kroatishte
Austrishte

Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy