Jump to content

Taip Taipi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Taip Taipi (maqedonisht: Таип Таипи); Asamati, Resnje, 26 tetor 1924 - Beograd, 19 tetor 2001 ishte një politikan nga Republika e Maqedonisë, pjesëmarrës në LNÇ. [1]

Taip Taipi është lindur më 29 tetor 1924 në fshatin Asamati të Prespës. Kishte mbaruar Fakultetin e Drejtësisë dhe ishte pjesëmarrës në LNÇ nga viti 1941, si bashkëpunëtor, dhe pastaj, prej korrikut 1943, si luftëtar në Detashmentin Partizan Manastir - Prespa, nga ku kalon në Brigadën e Katërt Shqiptaro-Maqedonase. [2]

Pas Çlirimit ishte në detyra të ndryshme deri në vitin 1956, kur u emërua Sekretar i Prokurorisë Publike Federale e ku punoi deri në vitin 1966, pastaj Sekretar Shtetëror për Drejtësi në RSM (1966 - mars, 1969) dhe deputet në  Parlamentin e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në vitin 1970. Vdiq në Beograd, Serbi19 tetor 2001.

  1. ^ „Македонска енциклопедија“, МАНУ, Скопје, 2009, 1463 стр.
  2. ^ Нешо Маркоски „Беличица во пламен“, „Полог“, Тетово, 1975, 13 стр.
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy