Jump to content

Natriumi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
11 Neonisodiummagnezi
Li

Na

K
Të dhënat e përgjithëshme
Emri, simboli, numri sodium, Na, 11
Seritë kimikemetalet alkalinee
Grupi, perioda, blloku 13, s
Pamjametal i bardhë në të argjendtë

Stampa:Elementbox isotopes decay3 (2 2 1)

Pesha standarde atomike {{{atomic mass}}} g·mol−1
Konfigurimi i elektronik {{{electron configuration}}}
Elektrone për mbulojë {{{electrons per shell}}}
Referimet

Kutia: shiko  diskuto  redakto

Natriumi është element i cili bën pjesë në grupin e I-rë A të Sistemit periodik , hynë në kuadër të metaleve alkaline . Është një ndër elementet më të përhapura në natyrë me pjesëmarrje mase 2,6%. Meqenëse është element shumë reaktiv , ruhet në llamba të vajgurit , e cila substratin e ka të përbërë nga shtresat e parafinës . Për shkak të reaktivitetit, në natyrë gjendet vetëm në formë mineralesh , siç janë : aluminosilikatet albit Na(AlSi3O8) dhe anortiti Ca(Al2Si2O8). Me zbërthimin e këtyre mineraleve të natriumit ai depërton në tokat bujqësore prej nga bimet e absorbojnë dhe përmes këtyre bimëve natriumui arrin në botën shtazore. Natriumi e ka numrin atomik (Z) të barabartë me 11.

Natriumi


Vetitë Fizike dhe Kimike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Natriumi është metal i butë si dylli , me ngjyrë të bardhë, të ngjashme me atë të Argjendit. Përmban mjaftë elektrone të lira ,për këtë arsye është përcjellës i mirë i elektriciteti dhe i nxehtësisë.Për shkak të fortësisë së vogël mund të prehet shumë lehtë me thikë. Pas prerjes shkëlqimi i ngjyrës së argjendit humb shpejt , sepse në reaksion me oksigjenin , oksidin e karbonit dhe avujt e ujit , në sipërfaqe formon Hidrogjenkarbonatin(Bikarbonatin) e Natriumit (NaHCO3).

Natriumi është metal jofsinik.Ndizet në ajër duke liruar flakë me ngjyrë të verdhë, me çrast formon peroksidin e natriumit , sipas reaksionit :

Natriumi reagon me ujin në të ftohtë , duke formuar hidroksidin e natriumit dhe duke liruar hidrogjenin :

Në industri natriumi elementar më së shpeshti fitohet me elektrolizë të klorurit të natrirumit , NaCl të shkrirë.Ndonjëherë natriumi përftohet edhe nga Hidroksidi i Natriumit NaOH të shkrirë.Elektroliza është e paraqitur në figurën anash.


Në katodë(-) :

Në anodë(+) :

______________________________

Anoda(A) është e ndërtuar nga grafiti ndërsa Katoda(K) është në formë të cilindrit të hekurit , e cila e rrethon anodën.Anoda nga lart është e mbuluar me këmbanë nga llamarina e hekurit , nëpërmes së cilës menjanohet klori në gjendje agregate të gaztë.Anoda nga Katoda është e ndarë me diafragmë.Në mënyre analoge nga katoda ndahet natriumi i liruar në enë të posaçme. Si lëndë e parë , përveç klorurit të natriumit , rëndon përdoret edhe përzierja e klorurit të natriumit me klorurin e kalciumit . Kloruri i Kal

Kloruri i natriumit , . Këtë ndryshe e quajmë kripë e gurit apo kripë kuzhine , dhe minerali halit. Kjo kripë gjendet në sasi të mëdha në natyrë ,e tretur në ujëra të detit apo shtresa nëntokësore , si guri i kripës.Kloruri i Natriumit është substancë e ngurtë , e cila formon kristale me strukturë të sistemit teseral kubik. Kloruri i natriumit është përbërës i lëngjëve të organizmave të gjallë . Tret relativisht mirë në ujë. Tretësira 0.9% e NaCl është izotonike(me presion osmotik të njejtë) në plazmën e gjakut dhe shërben si tretësira fiziologjike. Kloruri i Natriumit përftohet me avullim të ujit të detit apo nga xehroret e gurit të kripës.Avullimi i ujit të detit në kripore bëhet me anë të energjisë së diellit.Kripa e fituar nuk është e pastër , përmban sasi të konsiderueshme të kripërave të tjera , ndër të cilat janë të njohura kripërat e magnezit.Nxerrja e NaCl nga xehroret bëhet në dy mënyra : duke mihur gurin e kripës në blloqe dje ,e tretjen e shtresave nëntokësore të gurit të kripës dhe ujë të nxehtë. Duke avulluar ujin e përdorur , kristalizohet. Përdoret në amvisëri , si lëndë e parë për prodhim të shumë komponimeve kimike : HCl--> Klorhidriku, dhe komponimeve tjera të natriumit , si dhe të klorit e hidrogjenit.Ai gjithashtu përdoret dhe për prodhimin e ngjyrave,sapunëve , qelqit dhe porecelanit. [1]

Metoda e Procesit të Solvejit në formë të ciklit

Natriumi elementar ka përdorim të gjerë ,sidomos në industrinë kimike për përfitimin e komponimeve të tij , pastaj të kauçukut sintetik , për sinteza të ndryshme organike dhe në industri të ngjyrave . Natriumit përdoret edhe në teknikln e ndriçimit . Llambat e mbushra me avuj natriumit japin dritë më të fortë sesa llambat e volframit. Natriumit përdoret si reduktues , sidomos për përftim të borit dhe të silicit nga oksidet e tyre.

  1. ^ Bacaj, Mustafë (16 nëntor 2017). Kimia 11. Libri Shkollor. ISBN 978-9951-07-792-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)


Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.

pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy