Jump to content

Kulloshtra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kulloshtra dhe qumështi

Kulloshtra ose qumështi i parë pas lindjes, është një lloj i qumështit të prodhuar nga gjëndrat qumështore të gjitarëve (duke përfshirë edhe njerëzitë) gjatë shtatzënisë. Shumica e specieve gjenerojnë kulloshtër vetëm para lindjes. Kulloshtra përmban antitrupa të cilët janë shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e të porsalindurit kundër sëmundjeve. Në përgjithësi përqendrimi i proteinave në kulloshtër është dukshëm më i lartë se sa në qumësht. Përqendrimi i yndyrës është shumë më i lartë në kulloshtrën e disa specieve sesa në qumështin e tyre, p.sh. te delet dhe kuajt, por më i ulët në kulloshtër se sa në qumësht te disa specie tjera, p.sh. te devetë dhe njerëzit. Te derrat, përqendrimi i yndyrës në qumësht në 48 deri në 72 orët e para pas lindjes, mund të jetë më i lartë se në kulloshtër ose në qumështin e periudhës së fundit të laktacionit. Përqendrimi i yndyrës në kulloshtrën e gjedhëve është jashtëzakonisht i ndryshueshëm. [1] [2] [3]

  1. ^ Blerina Bombaj:Kulloshtra, eliksiri i rinisë, shendeti.com.al, viz. 24.12.2017
  2. ^ Të ushqyerit e viçave me kulloshtër Arkivuar 7 janar 2020 tek Wayback Machine, Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës, viz. 24.12.2017
  3. ^ Gottstein, Michael. Colostrum is vital ingredient to keep newborn lambs alive. Irish Independent. 3 March 2009.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy