Jump to content

Gjuha boshnjake

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjuha boshnjake
RajoniBosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Kroaci dhe Turqi
Folës amtare
3 milion
Familje gjuhësore
Gjuhët indo-evropiane
Statusi zyrtar
Gjuhë zyrtare në
Bosnjë dhe Hercegovinë
Gjuhë pakice
e njohur në
Kodet gjuhësore
ISO 639-3

Gjuha boshnjake (ose shqip: boshnjakisht, boshnjakisht: Bosanski jezik) është gjuhë indoevropiane dhe i takon familjes së gjuhëve sllave.

Ne gjuhet e huaja, ashtu si termi "boshnjak", gjuha boshnjake do te perkthehej si "gjuha bosnjane", e cila është një çështje e debatueshme për disa kroatë dhe serbë, të cilët gjithashtu i referohen asaj si gjuha "boshnjake" (serbo-kroatisht bošnjački/бошњачки). Megjithatë, ne gjuhet e huaja gjuhëtarët boshnjakë këmbëngulin se emri i vetëm legjitim është gjuha "bosnjane" (bosanski, bosnian), dhe se ky është emri që duhet të përdorin edhe kroatët e serbët. Polemika vazhdon sepse emri "bosnjan" mund të duket se nënkupton që është gjuha e të gjithë “bosnjanëve”, ndërkohë që kroatët dhe serbët e kundërshtojnë atë caktim për idiomat e tyre. Sipas Marrëveshjes së Dejtonit 1995 gjuha zyrtare quhet "gjuha bosnjane" (bosnjakisht Bosanski jezik.[1] dhe si e tillë është konstatuar edhe nga vëzhguesit që kanë marrë legjitimitetin dhe njohjen ndërkombëtare në atë kohë.[2]

Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO),[3] Bordi i Shteteve të Bashkuara për Emrat Gjeografik - United States Board on Geographic Names (BGN) dhe Komiteti i Përhershëm për Emrat Gjeografik - Permanent Committee on Geographical Names (PCGN) e njohin gjuhën bosnjane. Për më tepër, statusi i gjuhës bosnjane njihet edhe nga organizma të tillë si United Nations, UNESCO, si dhe agjencitë e përkthimeve dhe interpretimeve,[4] duke përfshirë edhe shërbimin e përkthimeve në internet.

Shumica e enciklopedive të gjuhës angleze (Routledge, Glottolog,[5] Ethnologue,[6] etj.[7] e regjistrojnë gjuhën vetëm si gjuhë "bosnjane". Biblioteka e Kongresit e regjistroi gjuhën si "Bosnjane" dhe i dha asaj një numër ISO. Institutet e gjuhës sllave në shtetet anglishtfolëse ofrojnë kurse vetëm në gjuhën "bosnjane" ose "bosnjane / kroate / serbe", e jo në gjuhën "boshnjake" (p.sh. Columbia,[8] Cornell,[9] Chicago,[10] Washington,[11] Kansas[12]). E njëjta gjë ndodh në vendet gjermanofone, ku gjuha mësohet nën emrin Bosnisch dhe jo boshnjakisht (p.sh. Vjenë,[13] Graz,[14] Trier[15] etj.).

Alfabeti i vjetër bosnjan i njohur si "bosançica"
  1. ^ Alexander, Ronelle (2006). Bosnian, Croatian, Serbian, a Grammar: With Sociolinguistic Commentary. Univ of Wisconsin Press. fq. 409. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Greenberg, Robert D. (2004). Language and Identity in the Balkans: Serbo-Croatian and Its Disintegration. Oxford University Press. fq. 136. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "ISO 639-2 Registration Authority – Library of Congress". loc.gov. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Sussex, Roland (2006). The Slavic Languages. Cambridge University Press. fq. 76. ISBN 0-521-22315-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Glottolog 2.5 – Bosnian". glottolog.org. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Bosnian". Ethnologue. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Bernard Comrie (ed.): The World's Major Languages. Second Edition. Routledge, New York/London, 2009
  8. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2016. Marrë më 16 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  9. ^ "BCS 1133 – Continuing Bosnian-Croatian-Serbian I – Acalog ACMS™". cornell.edu. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Courses". uchicago.edu. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Bosnian Croatian Serbian". washington.edu. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2017. Marrë më 16 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Why Study Bosnian, Croatian, Serbian (BCS) with the KU Slavic Department?". ku.edu. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Institut für Slawistik » Curricula". univie.ac.at. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Bosnisch/Kroatisch/Serbisch". uni-graz.at. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2016. Marrë më 16 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Universität Trier: Slavistik – Bosnisch-Kroatisch-Montenegrinisch-Serbisch". uni-trier.de. 28 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 16 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy