Jump to content

Diplomati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Diplomati (nga frëngjishtja) thirret i emëruari për paraqitjen e interesave të shtetit të vetë, si misionar apo anëtarë i grupit të personave të misionit në një shtet tjetër (Ambasadori, I dërguari Apostolikë ) ose si përfaqësues në ndonjë organizatë ndërkombëtare të nëpunësve të besuar të ministrisë së punëve të jashtme. Konsulli nuk i përket shërbimit diplomatik. Vërtetimi i besueshmërisë së shefit të misionit paraqet në vete parapëlqimin (Agrement) të pranuesit të misionit. Me dhënien e fletë vërtetimit të besueshmërisë (fr. lettre de créance) shefi i misionit e merr detyrën e udhëheqjes së misionit. Të drejtat e rezervuara dhe imuniteti i diplomatit janë të përkufizuara sipas ligjit të trashëguar nga përditshmëria. Një nga detyrat e diplomatit për shtetin pranues është mos përziera në çështjet e brendshme. Me shprehjen e persona non grata ndaj diplomatit nga ana e shtetit pranues, hynë në fuqi e drejta e shtetit pranues për tërheqjen e të drejtave të shefit të misionit apo anëtarëve tjerë.

Hapësira e vend qëndrimit të misionit, arkiva dhe shkresat si dhe letërbisedat janë të pa prekshme. Shteti pranues i garanton misionit gjitha të drejtat e nevojshme për kryerjen e detyrave të misionit, i lejon dhe i krijon mundësin e lëvizjes së sigurt për gjitha lëvizjet zyrtare. Personi diplomatik është i paprekshëm. Ai është i paprekshëm ndaj çfarëdo lloj aktakuze për paraburgim apo burgosje. Shteti pranues ndërmerr gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e personit nga sulmet, për lirin apo nderin e tij. Personi diplomatik nuk ngarkohet me tatimet doganore të shtetit pranues, me tatimet tjera shtetërore, ai gëzon imunitetin e plotë nga akuzat si dhe personat e misionit të tij. Vendbanimi privat i personit, po ashtu gëzon imunitetin dhe mbrojtjen e plot sikurse edhe hapësira zyrtare e vendqëndrimit të misionit.

Fjala Diplomat rrjedh nga Greqishtja e lashtë διπλωμάτης (diplōmátēs), që do të thotë mbajtës i një diplome (një letre të palosur), duke iu referuar kështu jo një çertifikate të edukimit, por letrave të akreditimit, të cilat i mundësojnë atij ose asaj të kryejë misione në emër të shtetit ose institucionit nën juriduksionin e një shteti ose institucioni tjetër.

pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy