Jump to content

KF Liria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
President:Rahman Kiqe

Kf Liria

Themelimi 1930
Kryetar Qemajl Krasniqi
Trajner Pa trajner
Kapiten Ardit Topalaj
Ngjyrat e klubit Bardhë e Zi
Reparti i ekipit të futbollit
Kategoria AlbiMall Superliga e Kosovës
Stadiumi Përparim Thaçi

Klub Futbollistik Liria (KF Liria) nga Prizreni bën gara në Superligën e Kosovës(Sezoni 2023-2024)

  • Qemal Krasniqi - Kryetar
  • Skender Hoti - Menaxher
  • Hatmi Gashi - Drejtor
  • Arben Gashi - Drejtor Financiar
  • Bashkim Beshi - Sekretar
  • Agron Beseni - Kryetrajner
  • Benito Mares - Afarist Amerikan
  • Bashkim Kajdomçaj - Zëdhënës
  • Sinan Osmani - Ndihmës Trajner
  • Blerim Zherka - Trajner i portierëve

Shkolla e futbollit "Shkëndijat e Lirisë"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përveç ekipit të parë, në kuadër të ekipit të Lirisë, ekziston edhe Akademia e futbollit "Shkëndijat e Lirisë". Trajnerët që mirren me të rinjtë janë :

  • Sinan Osmani - Koordinator i Shkollës
  • Bashkim Beshi, Trajner
  • Rexhep Gaxholli
  • Sinan Osmani, Trajner
  • Behajdin Gjinali, Trajner
  • Ali Maralusha, Trajner
  • Genc Tamniku
  • Skender Kapra, Trajner
  • Blerim Zherka, Trajner i portierëve

Dhe tani më në fund K.F. "Liria" fitoi kupën e Kosovës me rezultat 3-0 në penalti. Ne vitin 2010 KF LIRIA fitoi Kupën e Kosovës ne ndeshjen e mbajtur ne Prishtinë kundër KF Vllaznimit.

ARPAGJIKT

Simpatizuesit e flaktë të Prizrenit të njohur si Arpagjik't nuk munguan aspak nëpër ndeshjet e KF Liria. Ishin gjithmonë aktiv nëpër tribunat e stadiumit Përparim Thaçi.

Tifozëria dhe Prizreni para vitit 2000 ?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjithsesi, se tashmë parashtrohet pyetja se ku kanë qenë tifozët prizrenas para vitit 2000 ? Sistemi dhe regjimi fashist jugosllav sikurse të gjitha aktivitetet gjithashtu edhe sportin e kishte bllokuar tërësisht. Skamjet ekonomike dhe shumë gjëra të tjera kishin bërë njerëzit që mos t'ju interesojë atyre sporti por të vazhdojnë rrugën e tyre për ta fituar kafshatën e gojës. Para çlirimit të Kosovës si futbolli ashtu edhe basketbolli zhvillohej larg stadiumit respektivisht pallatit të klubeve. Gjithashtu edhe në atë kohë kishte tifozë sidomos në stadiumin e cila gjendet në Arbanë ku Liria zhvillonte aktivitetin e saj, mirëpo tifoz në mënyrë të paorganizuar dhe me përvojë minimale, hiq aty këtu disa persona të cilët edhe në atëkohë përcillnin drejtpërdrejtë ndeshjet e mëdha në ish shtetin jugosllav. Gjithsesi se gjatë viteve të 80' ta kur Lria zhvillonte gara në Ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë organizimet ishin të mëdha, nga të gjitha lagjet e qytetit të lashtë në mënyrë të organizuar, me tupane, këngë, valle nisej drejt Shatërvanit të vjetër ku mblidheshin me mijëra entuziast dhe më pas marshonin drejt stadiumit të qytetit për ta përcjellur atmosferën nga afër dhe për ta përkrahur skuadrën e Lirisë.

Mbarimi i luftës dhe zhvillimi i tifozerisë prizrenase

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas vitit 99' çdo gjë ndryshoi në të mirë të shtetit kosovar. Tashmë tifozët, skuadrat, lojtarët, menaxherët etj. ishin kthyer në stadiumet apo palestrat e tyre. Filluan investimet e sponsorëve nëpër skuadrat e qytetit. Atëkohë, Bashkimi bënte gara në Superligë ku ishte pozicionuar diku në vendin e dytë kurse skuadra futbollistike Liria kalonte një fazë paksa të vështirë. Neve ndalemi tek Bashkimi për momentin dhe më vonë për të vazhduar me Lirinë.

Pas luftës, basketbolli ishte sporti më i popullarizuar dhe më i përcjellur në krahasim me futbollin në Kosovë. Ishte sezoni 2000/01 kur udhëheqësi i atëhershëm dhe gjithashtu edhe i tashëm, Besnik Ajeti diku nga fillimi i vitit 2001 kishte pasur një takim me kryetarin e atëhershëm të Bashkimit, Hasan K. dhe që të dy kishin rënë në kompromis se nga ajo ditë do të fillohej që të përkrahet klubi i qytetit nga disa entuziast dhe më vonë normalisht që me kalimin e kohës ai numër pritej që të rritej.

Hapat e para të tifozëve të organizuar prizrenas nën emrin Panterat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ishte diku fillimi i vitit 2001, diku 1 muaj para fillimit të pjesës së dytë të kampionatit kur filluan përgatitjet për tu bërë gati. Fillimisht emrin e tifozëve prizrenas e vendosën në Panterat. Me kalimin e kohës filloi që çdo gjë të vinte në vendin e vetë edhepse paksa vështirë mirëpo tifozët ishin ata të cilët mbanin gjallë tribunat e pallatit dhe i jepnin një hijëshi të paparë.

Flamuri i parë në kuadër të Panterave ka qenë ai i përgatitur në vitin 2002 me përmasat 20 m X 7 m në të cilin ishte shkruar parulla : Forca Bashkimi, Forca Pantera.

Kryesia e re, fillimi i ri nën emrin Arpagjik't

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ishin ato ditët mjaft thelbësore të cilat kishin ndikim thuajse historikisht në tifozët prizrenas. Edhe pse me ndrimin e emrit nga Pantera në Arpagjik’t shtabi udheheqës ishte plotësisht I njëjtë mirëpo me disa përforcime të tjera duke shtuar fuqi shtesë në fuqinë aktuale Arpagjik’t filluan dita ditës të rriteshin si në numër, si në efektin e tifozërisë dhe organizimin e tyre.

Atëkohë sponsori i klubit ishte QMI e cila nuk kishte kursyer asgjë nga ato që kishin kërkuar Arpagjik’t. Me kalimin e kohës u bënë mbi 400 kartela identifikuese të Fan Clubit, ku për çdo anëtar me kartelë rekuizitat dhe hyrja ne pallat sigurohej pa paguar asgjë nga gjepi I tyre, gjithashtu edhe udhëtimi si mysafir, ku në të shumtë e rasteve ato që kanë pasur kartela për ata nuk ka qenë problem rreth udhëtimit jashtë vendit. Kjo ishte një fillim i ri i tifozëve prizrenas, nën një emër, ARPAGJIK'T PRIZREN

Pse Arpagjik't ?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kohën e lashtë, para shumë shekujsh historia flet se prizrenasit kanë qenë kultivues të farës së qepës, Arpagjikut. Madje janë edhe rrethnat e tjera në të cilat flitet se e gjithë Ballkani është furnizuar me arpagjik nga Prizreni. Kështu, paralel me këto që I cekëm qytetarët e viseve të tjera kosovare, ndoshta edhe si poshtërim kundër prizrenasve, përdornin shprehjen Arpagjik. Mirëpo Fan Club Arpagjik’t mendonin të kundërtën e saj, ata ishin krenar me këtë emër dhe ende në ditët e sotme kjo tifozeri e cila është e njohur jo vetëm nga shqiptarët e rruzullit tokësor emërohet me këtë emër.

Aktiviteti i Arpagjik't sa vjen e ritet. Arpagjik’t, Institucion në vete

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me kalimin e kohës, zhvillimi, paraqitja dhe përhapja e tifozerisë në Prizren dhe rrethinën e saj sa vjen e rritej. Shumë të ri, entuziast filluan që ta përcillnin sportin prizrenas dhe krahas saj ata filluan që t’i bashkëngjiteshin Arpagjik’tve në tribunë dhe ti fillojnë hapat e para si tifoz. Jo vetëm të rinjtë, por edhe ata që ishin në moshë filluan që t’ju bashkëngjiteshin Arpagjik’tve në tribunën e tyre ku dita ditës vëreheshin risitë pozitive në të.

Synimi I Arpagjik’tve mbetet edukimi dhe funksionin I Fan Clubit dhe tribunës ashtu siq I ka hije Prizrenit si qytet dhe qytetarëve të saj, përkrahja maksimale nga zemra e klubeve sportive.

Arpagjik’t gjithmonë edhe në paraqitjet e tyre si dhe në negociatat e shumta me klubin e basketbollit dhe të futbollit kanë treguar se ata vetë janë klub në vete dhe askush nuk mund ti dirigjojë ata në situata të ndryshme, si marrëdhëniet me klubet, me tifozët kundërshtarë, policinë dhe shumë faktorë të tjerë...

Nuk janë të pakta paraqitjet, udhëtimet, mosmarrëveshjet dhe të tjera që I’u kanë ndodhur Arpagjik’tve mirëpo Arpagjik’t gjithmonë kanë ditur që ti kalojnë situatat e palakmueshme për ata.




Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy