Xhamia e Suzi Çelebiut është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".

Xhamia e Suziut
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrizren, Kosovë
NdërtuarShek. XVI
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës349

Përmbledhje

Redakto

Xhamia e Suzi Çelebisë është ndërtua në vitin 1523, dhe është objekti i dytë më i hershëm islam në qytetin e Prizrenit dhe i pari arkitektonik komplet islam. Ka planimetri drejtkëndëshe me kulm katërujorë të mbuluar me tjegulla. Hajati i saj është ngritur mbi njëmbëdhjetë shtylla druri dhe mbulohet me kulm treujorë. Mbi shtyllat e drurit është i punuar kapiteli i dekoruar me forma harkore. Në oborr të xhamisë gjenden varrezat e vjetra të parisë myslimane të qytetit. Aty gjendet edhe tyrbja ku është varrosur edhe Suzi Çelebiu dhe vëllai i tij, Nehari in Abdullah; të dy njihen si ndër poetët e parë në Prizren.[2] [3] [4]

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Xhamia e Suzi Çelebiut.

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Prizreni i Lashtë - Morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale, Muhamed Shukriu, 2001
  3. ^ Prizreni - Vendtakim i civilizimeve, Komuna e Prizren, Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, 2012
  4. ^ Trashegimia e evidentuar e Kosoves, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, 2005
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy